
Efekti “Kleopatra” (69-30 p.e.s., Mbretëresha e fundit të Egjiptit të vjetër), “mbijeton” në shekuj, si simbol i vetëvrasjes (në foto, riprodhim i pikturës “Vdekja e Kleopatrës”, realizuar në vitin 1892 nga Reginald Arthur). E martë e zezë, tre veta i japin fund jetës vetëm në një ditë, jeta a vështirë po ndikon në shtimin e depresioneve, që çojnë deri në vetëvrasje. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 11 shkurt 2014 ora 12.30, është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri në fshatin Shën Pjetër Dod Kaçi, 51 vjeç, banues në fshatin Draç, komuna Ishëm. Në vendin e ngjarjes u gjet një kallashnikov. Rreth orës 19.00, ka mbërritur në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit e helmuar M. L., 19 vjeçe, banore e qytetit Durrës, e cila është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” Tirane, pasi gjendja e saj paraqitej e rënduar. Paraprakisht dyshohet vetëhelmim. Rreth orës 19.20 është gjetur e vetëvarur në një kasolle pranë banesës së saj Tereza Ndok Nikolla, 73 vjeçe, banuese në Thumanë, Krujë, e cila jetonte e vetme.