Friday, February 7, 2014

Falja e gjakut të djalit që ju vra në shkollë - 07.02.2014

Në praninë e pothuajse të mbi 2000 qytetarëve si dhe në prezencën e të gjitha mediave (RTK, KTV, 21, KlanKosova etj) sot gjatë faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, familja Syla ia fal gjakun e djalit, familjes Hyseni. Të pranishëm ishin Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava, Sabri Bajgora, Ekrem Avdiu, Fatmir Latifi (Hoxhë i kësaj xhamie) si dhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. Astrit Syla ishte viktimë e dhunës që po mbretëron në shkollat tona, ku ai ishte therr me thikë nga shoku i tij i klasës. Në video shihet Arsim Syla, babai i viktimes Astrit Syla duke ja zgjatur dorën e pajtimit babait të dorasit nga familja Hyseni.