Tuesday, February 11, 2014

Zbulimi ‘sensacional’ i gazetës “Lajm”!: Zgjedhjet në janar 2015


Kur e gjithë skena politike, por edhe faktori ndërkombëtarë në Kosovë, janë duke diskutuar nëse zgjedhjet nacionale do të mbahen në muajin mars, apo më së largu në shtator të këtij viti, gazeta Lajm që botohet në Prishtinë, ka bërë një zbulim sensacional. Ajo në numrin i cili botohet nesër, si titull kryesor ka “Zgjedhjet në janar 2015”. 

Ky tekst i cili për temë ka letrën e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, dërguar presidentes së vendit, ku i kërkon që të iniciojë zgjedhjet e parakohshme dhe përgjigjen e kësaj të fundit, thotë se në bazë të Kushtetutës, zgjedhjet nacionale konsiderohen brenda afatit kushtetues deri në janar 2015. Gjë kjo, e cila është një e vërtetë e pamundshme. “Në bazë të përgjigjes së presidentes së presidentes për kërkesën e Haradinajt, zgjedhjet nacionale janë brenda afateve kushtetuese deri në janar 2015”, shkruan Lajm.